Një mjek dhe tre pacientë të shtruar në spital kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. Mjeku 61-vjeçar, Sefer Dervishi me disa sëmundje bashkëshoqëruese kishte dy javë i shtruar për Covid në terapi intensive në spitalin ?Shefqet Ndroqi? njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Që prej fillimit të kësaj pandemie numri i viktimave ka arritur në 344. Pavarësisht jetëve të humbura ekspertët e shëndetësisë thonë se situata në spitale është e qëndrueshme.

?Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar?.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me Covid-19 një 57-vjeçar nga Lushnja dhe një 74-vjeçar dhe një 83-vjeçar nga Tirana.

Mes 824 të dyshuarve për Covid në të gjithë vendin vetëm 144 persona kanë rezultuar pozitiv.

?55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër?.

Në 24 orët e fundit janë 65 qytetarë janë shëruar duke e çuar në 6733 totalin e atyre që ja kanë dalë ta mundin Covid-19.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/